Haradinaj kujton demonstratat e vitit 1981
BKT
Foto: Ramush Haradinaj/Facebook
Kosovë

Haradinaj kujton demonstratat e vitit 1981

RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar demonstratat e studentëve të Universitetit të Prishtinës në 42-vjetorin e tyre.

Haradinaj ka thënë se demonstratat e 11 marsit të vitit 1981, pasuan me kryengritje gjithë popullore.

"42 vjet më parë, studentët e Universitetit të Prishtinës me guximin dhe vizionin e tyre mposhtën frikën dhe i dhanë drejtim kauzës sonë për liri. 11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila do të pasonte në kryengritje gjithë popullore", ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se prej asaj kohe e deri tek lufta e UÇK-së, asnjëherë nuk rreshti rezistenca për liri.

"Që nga ajo kohë e deri më 1999 nuk rreshti asnjëherë rezistenca për liri dhe pavarësi të Kosovës, prej asaj paqësore deri tek ajo e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

“Mirënjohës përjetë!", është shprehur Haradinaj.


MË SHUME NGA Kosovë