Ngjarjet e datës 13 mars
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ngjarjet e datës 13 mars

RTKlive

Ngjarjet e datës 13 mars 2023.

Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti “Columbia” në New York do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi, për mbështetjen e zbatimit të Strategjisë së Energjisë. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:20)

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, organizojnë tryezën me temën “Ndikimi i shërbimeve sociale tek qytetarët në nevojë”. (Ora, 10:00)

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mban konferencën me temën “Një dekadë e gjysmë nga decentralizimi – Momentet kyçe dhe perspektiva”. (Ora, 10:00)

Republikanët e Kosovës (REK) mbajnë konferencë për medie, në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, me moton “Zajednica – Kali Trojan “Serbia”. Merr pjesë dhe Nikola Sanduloviç, kryetar i Republikanëve të Serbisë. (Ora, 10:00)

Një grup i specializantëve protestojnë për shkak të anulimit të kujdestarive shtesë nga ana e ShSKUK-së. (Para Administratës së ShSKUK-së, ora 10:30)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Hapet ekspozita me fotografi nga Betim Bregovina, me titull “Të dua”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar, Prishtinë, ora 12:00)


MË SHUME NGA Kosovë