Nis ndërtimi i shkollës “Fan S.Noli” në Kamenicë
BKT
Foto: Visar Shatrolli
Kosovë

Nis ndërtimi i shkollës “Fan S.Noli” në Kamenicë

Visar Shatrolli /RTK

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në vënien e gurthemelit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Fan S. Noli”, Kamenicë.

Kryeministri Albin Kurti tha se vënia e gurthemelit të kësaj shkolle po bëhet pikërisht në përvjetorin e 58-të shuarjes së rilindësit, Fan S. Noli, emrin e të cilit e mban edhe kjo shkollë. Ai deklaroi se pas  disa vite shkollimi në kushte të papërshtatshme, nxënësit e Kamenicës do ta kenë një shkolle që i plotëson kushtet për rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Ministrja e Arsimit Arberie Nagavci këtë ditë e ka quajtur si moment të rëndësishëm për gjithë  nxënësit e kësaj komune. Ajo tha se si Ministri e Arsimit ka punuar dhe vazhdoje te punoje për kushte me të mira për gjithë fëmijët e Kamenicës.

Ndërkohë, Kadri Rrahimaj kryetari i Kamenicës theksoi se ky projekt është vendosje e themelit për gjeneratat e ardhshme të kësaj komune por edhe më gjerë.

Ky projekt me një hapësirë prej 4500 metrave katror i bashkëfinancuar nga MASHT-i dhe Komuna e Kamenicës kap vlerën e 1,7 milion eurove.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Kosovë