Kurti dhe shefi i misionit të Luksemburgut, Dietz flasin për dialogun
BKT
Kosovë

Kurti dhe shefi i misionit të Luksemburgut, Dietz flasin për dialogun

B. H. / RTKlive

Kryeministri Albin Kurti takoi sot shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz. Marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimi i Qeverisë me misionin e Luksemburgut dhe mundësitë e reja ishin ndër temat e diskutimit, thuhet në njoftimin e ekzekutivit.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij ndaj kontributit të vazhdueshëm të Luksemburgut dhe mbështetjen financiare në projekte të ndryshme të fushave të shumta. Ai e njoftoi me z. Dietz me punën e Qeverisë, arritjet përgjatë këtyre dy viteve të fundit, reformat e ndërmarra dhe për progresin ekonomik dhe demokratik. U diskutua edhe për procesin e dialogut, propozimin evropian për Marrëveshje Bazike për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për takimin që pritet të mbahet me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.​


MË SHUME NGA Kosovë