Moti sot, me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë
Kosovë

Moti sot, me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë

RTKlive

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot  me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë. Në mëngjes në ultësira parashihet të paraqiten kushte për mjegull.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri në 19 gradë Celsius.

Gjatë katër ditëve në vijim parashihet të  fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja  me shpejtësi 1-7 m/s dhe do të mbajë mot i ndryshueshëm, do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi   1-9m/s, thuhet në njoftimin e IHMK-së.


MË SHUME NGA Kosovë