Ngjarjet e datës 14 mars
Kosovë

Ngjarjet e datës 14 mars

RTKlive

Ngjarjet e datës 14 Mars 2023

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon edicionin e dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtëritje të Demokracisë”. Në konferencën hyrëse, nga një fjalë do ta mbajnë edhe presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, ora 09:30)

Komuna e Prishtinës organizon tryezë të rrumbullakët me ç’ rast do të bëhet prezantimi i dizajnit konceptual për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës, ora 09:30.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i projektit Bashkimi i qytetit të Ferizajt”. Raporton ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë. Në rend dite është dhe raportimi i ministres Rozeta Hajdari, lidhur me punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media.(Holli i Kuvendit, ora 11:00).

Në kuadër të Javës së Gruas, mbahet diskutimi me temën “Rrjetëzimi si avantazh konkurrues për angazhim ekonomik dhe politik të grave”. Marrin pjesë deputetet Mimoza Kusari-Lila e Hykmete Bajrami etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 12:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton projekt-aktet e brendshme të Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)


MË SHUME NGA Kosovë