Nis projekti i ri në krijimin e rrugëve të sigurta për fëmijë
Kosovë

Nis projekti i ri në krijimin e rrugëve të sigurta për fëmijë

RTKlive

Nis projekti i ri që synon krijimin e rrugëve më të sigurta për fëmijët e kryeqytetit.

Përmes një komunikate për medie, Komuna e Prishtinës njofton se projekti “Rrugët për Fëmijë” do të krijohet një mjedis më i sigurt dhe i këndshëm për fëmijët në hapësirat përreth shkollave të tyre.
Sikundër bëhet e ditur në komunikatë, pas disa muajsh analize, matjeje, projektime, planifikime dhe takime me qytetarë, punimet do të fillojnë të enjten, me datë 16 mars 2023, duke nisur me hapësirat përreth Sh.F.M.U “Elena Gjika”.
“Nga kjo ditë, rruga që prej Bulevardit “Zejnel Saliu”, nga udhëkryqi i rrugës “Emin Duraku”, deri te kryqëzimi me rr. “Ernest Koliqi”, do të mbyllet përherë për qarkullimin e mjeteve motorike”, sqarohet më tej në komunikatë.
Më tej, thuhet në komunikatë se me përjashtim të veturave të emergjencës, zjarrfikësve dhe veturave të policisë, veturave zyrtare dhe ato të parapara me ligj – për të cilat do të ketë pistona lëvizës që mundësojnë qarkullimin në raste emergjente.

“Siguria e fëmijëve është prioriteti ynë!”, thuhet, mes tjerash, në komunikatë.


MË SHUME NGA Kosovë