Ministri Sveçla priti në takim zëvendës-drejtorin për migrim në KE
Kosovë

Ministri Sveçla priti në takim zëvendës-drejtorin për migrim në KE

A.B/ RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim zëvendës-drejtorin e Përgjithshëm për Migrim dhe Punë të Brendshme në Komisionin Evropian, OliverOnidi.

Në këtë takim, ministri Sveçla e ka njoftuar z. Onidi për angazhimin e tij dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftimin e migrimit të parregullt dhe kontrabandës, si pjesë integrale e luftës ndaj krimit të organizuar dhe çdo fenomeni tjetër që cenon sigurinë e Republikës së Kosovës dhe të rajonit.

"Me rastin e vizitës së z. Onidi dhe ekipit të tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme, vihet në pah gatishmërinë e të dy palëve për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtutjeshme në fushat e përbashkëta", njofton Ministria e Punëve të Brendshme.


MË SHUME NGA Kosovë