20:45 / 14.03.2023
Qerkini: Dhomat e Specializuara të ngurta
RTKLive
Avokati Artan Qerkini, sonte në RTK prime ka folur edhe për krahasimt e Dhomave të Specializuara të Kosovës që veprojnë në Hagë me atë të Tribunalit për Ish-Jugosllavi.
“Sa i përket gjykimeve në Tribunalin për Ish-Jugosllavi, unë lirisht mund të them se Tribunali për Ish-Jugosllavi shumë më shumë e ka respektuar parimin e humanitetit, nëse e krahasojmë me atë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ngase besoj e edhe z.Haradinaj edhe z.Limaj e të tjera janë liruar për vizita, festa, për vizita humanitare e kështu me radhë. Ndërsa ne po e shohim se në rastet edhe të vdekjeve në familje, Dhomat e Specializuara të Kosovës po janë të ngurta. Është shumë e qartë që Tribunali për Ish-Jugosllavi është më human”, tha ai.