07:08 / 15.03.2023
Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell
RTKlive
Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte, vranësira dhe intervale me diell. Vranësira më të theksuara parashihen për rreth relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6 deri në 9 gradë Celsius.
Gjatë tri ditëve në vijim parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s dhe do të mbajë mot i ndryshueshëm, do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s, thuhet në njoftimin e IHMK-së.