Ngjarjet e datës 15 mars
Kosovë

Ngjarjet e datës 15 mars

RTKlive

Ngjarjet e datës 15 Mars 2023

Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës organizon konferencë lidhur me protestën që do të mbahet më 16.03.2023 me kërkesë për ngritjen e pagave për të gjithë punëmarrësit e KEK-ut. (Zyret e BSPK-së, Prishtinë, ora 10:00)

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) vazhdon ditën e dytë të edicionit të dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtëritje të Demokracisë”. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)   

Urgjenca e Prizrenit pranon donacionin e pajisjeve mjekësore, të dhuruara nga KFOR-i Italian. (Urgjenca Prizren, ora 11:30)

Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 62. (Hotel Grand, ora 12:30)


MË SHUME NGA Kosovë