13:22 / 15.03.2023
Punëtorët e kompanisë “Pastrimi”, ndërpresin grevën
RTK
Pas dy ditëve të protestës, punëtorët e kompanisë "Pastrimi" e kanë ndërprerë grevën.
Ata janë në pritje të takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me realizimin e kërkesave për rritje të pagave.
Zëdhënësja e kompanisë “Pastrimi”, Arbnora Ademi, tha për RTK-në se greva ka përfunduar, por janë në pritje të vendimit me shkrim për realizimin e kërkesave të punëtorëve.