20:45 / 16.03.2023
RTK dënon ashpër zjarrëvënien në shtëpinë e gazetarit Alban Selimi
RTKlive
Menaxhmenti i RTK-së ka pranuar me shqetësim raportet për zjarrvënie të qëllimshme në shtëpinë e gazetarit hulumtues Alban Selimi.
“Përderisa presim që organet e sigurisë dhe hetuesisë ta trajtojnë me urgjencë këtë rast, e dënojmë ashpër çdo tendencë për frikësim dhe pengim në punën e gazetarëve”, shkruan në reagimin e menaxhmentit të transmetuesit publik.
“RTK mbetet e përkushtuar për raportim profesional të bazuar në fakte dhe secili gazetar e profesionist do të ketë mbështetjen e plotë të menaxhmentit në përmbushjen e këtij misioni”.
Në orët e mbrëmjes, është raportuar se në shtëpinë e gazetarit të RTK-së, Alban Selimi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme.