Ngjarjet e datës 17 mars
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ngjarjet e datës 17 mars

RTKlive

Ngjarjet e datës 17 mars 2023.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim  zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes, ora 9:00)

Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Spitalet e Përgjithshme të Gjilanit e Prizrenit, nënshkruajnë marrëveshje partneriteti me Spitalet e Përgjithshme të Sllovenisë. ora 9:00)

Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, formon grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Kontrollin e Integritetit të Pozitave të caktuara në Sistemin e Drejtësisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:00)

 Pas takimit, Presidentja Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar, deklarohen për media. (Kabineti i Presidentes, ora 10:00)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar. (Kabineti i kryetarit, ora 10:20 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

Kryeministri Albin Kurti pret në takim zëvendës ndihmës sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon ceremoninë e ndarjes së granteve të projekteve të financuara në kuadër të Thirrjes së 3-të për Propozime në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi - Kosovë 2014-2020. ( Pejë, ora 12.00)


MË SHUME NGA Kosovë