Vazhdon trendi i ikjes së mjekëve|Video
Kosovë

Vazhdon trendi i ikjes së mjekëve|Video

Arbresha Berisha/ RTK

Trendi i ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga Kosova po vazhdon edhe gjatë këtij viti. Vetëm nga janari e deri më sot, mbi 220 punëtorë shëndetësorë kanë lëshuar Kosovën.

Përfaqësues të punëtorëve shëndetësorë thonë se edhe punonjës të tjerë janë duke u përgatitur për ta lëshuar vendin.

Ikjen nga Kosova po vazhdojnë ta shohin si zgjidhje të vetme për një jetë më të mirë. Për këtë që nga 1 janari i këtij viti e deri më sot, mbi 220 punëtorë shëndetësorë morën rrugën për në shtetet e tjera. Prej tyre, 53 ishin mjekë.

 Trendi i ikjes së punëtorëve shëndetësorë nuk pritet të ndalet me kaq. Kjo pasi ikje masive e stafit paralajmërohet edhe më tej për shkak të pakënaqësive që lidhen me pagat dhe kushtet e punës.

Infermierët thonë se me largimin e stafit nga vendi do të mund të rrezikohet edhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore.

Mijëra punëtorë shëndetësorë merret vesh se po ndjekin kurset e gjuhëve të huaja, pasi synojnë që në një të ardhme të afërt të ikin nga Kosova.


MË SHUME NGA Kosovë