20:20 / 18.03.2023
Qytetarët ankohen për rrugët e dëmtuara në Fushë-Kosovë |Video
Fatos Cervadiku /RTK
Shumë rrugë në komunën e Fushë Kosovës vazhdojnë të jenë në gjendje të keqe.
Qytetarët ankohen se po u dëmtohen veturat në rrugët me gropa e Komuna sipas tyre nuk po intervenon.
Zyrtarët komunalë premtojnë se nga java e ardhshme do të fillojnë me sanimin e tyre.























