Investime në kanalizim dhe ujësjellësin e Gjilant|Video
Asdren Agushi / RTK
Komuna e Gjilanit sivjet e ka vënë në fokus shtrirjen e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit në disa fshatra dhe pjesë të qytetit. Këto nuk janë investimet më të mëdha kapitale, por komunarët thonë se janë projekte shumë të rëndësishme. Qytetarët kritikojnë komunën për vonesë në realizim të projekteve, ndërsa opozita i kërkon komunës planifikim të mirëfilltë.
Ujërat e zeza, mungesa e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit në disa fshatra dhe pjesë të qytetit, janë bërë problem i theksuar për banorët e këtyre lokaliteteve.
Edhe qytetarët e Gjilanit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me investimet nga komuna.
“Ndryshime ka shume pak, shumë pak vërehet që ka ndryshime komuna e Gjilanit”m thotë një qytetar. “Rrugën e Malishevës nëse e bëjnë kanal sikur këtu që e kanë bërë sheshin është shumë mirë, thotë një tjetër qytetar.
Kurse sipas një qytetari tjetër problemet më të mëdha me ujësjellës, në Livoq janë gypat por ujësjellës nuk kemi”.
Drejtori i Shërbimeve publike dhe infrastrukturës, Mentor Mihovci, thotë se komuna sivjet fokus të veçantë e ka shtrirjen e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit.
“Në këtë vit veçohet dhe është mirë, ndoshta nuk është projekt shumë madhore si i veçantë por është koncentrua investimi sidomos të shtrirja e rrjetit të kanalizimit ku për këtë vit kemi planifikuar 14.3 kilometra rrjet të kanalizimit, kryesisht është nëpër fshatrat e komunës së Gjilanit”, thotë Mentor Mihovci, drejtor i Drejtorisë së shërbimeve publike, infrastrukturës dhe banimit në komunën e Gjilanit.
Opozita në Gjilan thotë se nuk mund të realizohen projekte pa plan zhvillimor komunal.
“Nëse edhe thuhet diku që edhe kanë thënë që e kanë gjetë një planifikim në vitin 2022 një planifikim nga LDK, dhe nuk kanë mund me e adaptua dhe me përshtat apo me u akomodua në atë planifikim atëherë e kanë pas rastin me bo planifikimin e ri për vitin 2023, e që fatkeqësisht duket se edhe viti 2023 ka me qenë i njëjtë si viti 2022, d.m.th pa investime”, thotë Avdyl Aliu, shef i grupit të këshilltarëve komunalë të LDK-së.
Impianti i ujërave të zeza, ujësjellësi, hyrje-daljet e qytetit, stadiumi e shumë projekte të tjera, Gjilani tash e sa vjet nuk po arrin t?i përfundojë.