Në dy vjetorin e qeverisjes, Kurti përmend arritjet dhe sfidat|Video
Foto/ RTK
Kosovë

Në dy vjetorin e qeverisjes, Kurti përmend arritjet dhe sfidat|Video

RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, që korrespondon me dy vjetorin e qeverisjes së tij, tha se për këto vite janë arritur suksese, por janë ballafaquar edhe me sfida të ndryshme.

Shefi i ekzekutivit ka përmendur sfidën e parë dy vite më parë, me vitin pandemik, ku Kosova nuk kishte vaksina. “Në këto 24 muaj bashkë rrugëtim vullneti dhe ambiciet tona janë përballur me një trend të rënd e të trashëguar dhe në të njëjtën kohë me sfida të jashtme të paprecedent”, ka theksuar Kurti, raporton RTKlive.

Kurti tha se në vitin 2020, Kosova kishte pësuar rënie ekonomike. Po ashtu sipas tij në qeverisjen e tij është përballur edhe me problemet energjetike.

Ai ka përmendur edhe rritjen ekonomike, që sipas tij është më e larta nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Sipas tij kjo rritje është rezultat i qeverisjes së mirë.


MË SHUME NGA Kosovë