07:21 / 23.03.2023
Moti sot, kryesisht me diell dhe më i ngrohtë
Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht me diell, vranësirat të pakta parashihen rreth relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17 deri në 21 gradë Celsius.
Gjatë dy ditëve, përveç ditës së marte, ku do të ketë erë nga verilindje , ditët tjera do të pasohen me erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit, shpejtësia e së cilës do të jetë nga 1-7m/s, njofton IHMK.
Të kujtojmë se23 marsi është dita Botërore e meteorologjike.