Drejtori i Policisë takohet me Mazrekun, flasin për bashkëpunim
Kosovë

Drejtori i Policisë takohet me Mazrekun, flasin për bashkëpunim

RTKlive

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me stafin e tij, priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Byros Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku.

Sipas njoftimit, në  takim u diskutuan çështje relevante për të dy palët.

“Me këtë rast z. Mazreku i uroi z. Hoxha zgjedhjen në pozitën drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe gjatë zhvillimit të takimit u diskutuan edhe çështje relevante për të dy palët”, thuhet në njoftim.

Të dy drejtorët shprehën vullnetin dhe konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit reciprok në arritjen e objektivave të rëndësishme.


MË SHUME NGA Kosovë