Haradinaj: Kosova e meriton të jetë krah ShBA-së si anëtare e NATO-s
Kosovë

Haradinaj: Kosova e meriton të jetë krah ShBA-së si anëtare e NATO-s

Ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shënimi i një çerek shekulli të Epopesë së Dukagjinit, përkon po ashtu me intervenimin e NATO-s të udhëhequra nga Amerika.

“Shënimi i një çerek shekulli të Epopesë së Dukagjinit, përkon po ashtu me intervenimin e NATO-s të udhëhequra nga Amerika, kur e gjithë bota demokratike u bë bashkë për të ndërprerë fushatën e egër të spastrimit dhe përndjekjes ndaj popullit shqiptar në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka thënë se Kosova e meriton të jetë krah aleatëve të saj si anëtare e NATO-s.

“Ne si Kosovë rreshtohemi me aleatët tanë në krye me ShBA-të në synimin tonë për partneritet për paqe dhe anëtarësim në NATO. Besoj shumë që Kosova e ka vendin në NATO, për të qenë krah aleatëve tanë për ta ndihmuar paqen dhe lirinë”, shkruan Haradinaj në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë