Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë larg finalizimi | Video
Edina Avdiu /RTK
Punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë që kanë filluar që më tepër se një dekadë, nuk janë as afër përfundimit. Si pasojë në këtë rrugë shpesh po krijohen kolona të gjata.
Punimet në këtë rrugë nuk pritet të përfundojnë edhe për rreth dy vjet.
Ministri Liburn Aliu tha se shërbimet do ta mbulojnë një periudhë prej 25 muajsh kalendarikë nga data e fillimit.
Të dërrmuar nga kjo rrugë, të cilën e përshkojnë pothuajse çdo ditë, qytetarët janë skeptikë nëse punimet do të përfundojnë brenda kësaj periudhe.
Ministria e Infrastrukturës e ka publikuar njoftimin specifik për prokurim për shërbimet konsulente për rishikim të dizajnit dhe mbikëqyrjen e punëve ndërtimore në rrugën N2 Prishtinë ? Mitrovicë me gjatësi 9.78 km.
Kjo ministri ka ftuar të gjitha kompanitë e interesuara ndërkombëtare e ato vendore që t?i dorëzojnë propozimet deri më 4 maj.
Qytetarët do të vazhdojnë të presin në kolona, derisa të rifillohen e finalizohen punimet në këtë rrugë.
Punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë nuk pritet të përfundojnë deri në vitin 2025.