Nis rirregullimi i sheshit në Ferizaj|Video
Driton Ramadani/RTK
Komuna e Ferizajt ka nisur t`i sanojë dëmet e shkaktuara në sheshin e saj. Por opozitarët thonë se investimet për të njëjtën çështje dëmtojnë buxhetin e komunës.
Komuna e Ferizajt ka filluar rirregullimin e sheshit të qytetit, me qëllim të krijimit të hapësirave të gjelbra.
“Kemi paraparë ndryshimin e hapësirave rrethuese gjelbëruese në pjesën e sheshit gjithashtu në kuadër të kësaj është bërë edhe komplet ndryshimi i ndriçimit publikë në hapësirën e sheshit. Kanë qenë projekte shumë të nevojshme besojë që në përfundimin e këtyre projekteve qendra e qytetit gjegjësisht sheshi ‘Adem Jashari’ dhe ‘Dëshmorët e Kombit’ do të marrin një pamje tjetër gjithashtu në kuadër të projektit janë paraparë edhe mbjellja e druve të ri dhe përshtatja me pjesë të tjera të hapësirës publike”, tha Arbër Bytyqi, drejtor i Urbanizmit në Ferizaj.
Opozitarët thanë se investimet për të njëjtën çështje janë të dëmshme për buxhetin.
Fatbardha Zogaj Reka, kryetare e LVV-së në Ferizaj
“Por investimi pikërisht në atë vend çdo vit prehen dru mbjellën të tjerë na duket i gabuar. Do të
kishte qenë shumë mirë që njëherë e përgjithmonë të kishte përfunduar puna në atë shesh deh të mos ketë investime çdo vit Do të kishte qenë shumë më mirë që të investohet në vendet tjera në oaza të tjera të gjelbra nëse mundemi me i gjet dikund sepse pranvera me një lule nuk vjen duhen shumë lule”, Fatbardha Zogaj Reka, kryetare e LVV-së në Ferizaj.
Projekti për ri-rregullimin e sheshit të Ferizaj pritet të përfundojë brenda 15 ditëve.























