Menaxhimi i kontratave të prokurimit me shumë parregullsi|Video
BKT
Kosovë

Menaxhimi i kontratave të prokurimit me shumë parregullsi|Video

Arbresha Berisha / RTK

Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave ndër vite është përcjellë me parregullsi në disa komuna në vend. Këto të gjetura dalin nga një raport i publikuar nga Organizata Iniciativa për Progres.

Sipas këtij raporti, komuna e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Deçanit e Dragashit kanë iniciuar tender të cilët nuk kanë qenë të planifikuar. Derisa, disa komuna theksohet të kenë bërë pagesa edhe pa i pranuar furnizimet, e për disa shërbime të njëjta kanë paguar çmime të ndryshme. Ndërsa, komuna e Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit, Pejës, Podujevës e Klinës në dosjet e tenderëve

kanë vendosur edhe kërkesa të cilat kanë qenë shumë të larta e diskriminuese. Mirëpo, nga INPO kanë thënë se ka pasur edhe komuna të cilat kanë shënuar progres. Hulumtues të Organizatës Iniciativa për Progres kanë kërkuar që institucionet e ndjekjes penale të merren me gjithë këto raste.

Kronika e mëposhtme sjellë detajet:


MË SHUME NGA Kosovë