Rasti “53 milionësh” shoshitet në gjykatë, i akuzuar ish ministri Lekaj
Arlinda Sejda/RTK
Procesi gjyqësor në rastin e njohur si “53 milionëshi” ka vazhduar të premten me marrjen në pyetje nga ana e prokurorit Atdhe Dema, të Ramë Qupevës, drejtor në Departamentin për Infrastrukturë Rrugore në Ministrinë e Infrastrukturës, në cilësinë e dëshmitarit.
Qupeva tha se “Hill International” ka menaxhuar me kontratë, ka përgatitur raporte të rregullta të cilat i janë dorëzuar njësisë dhe komitetit.
“Zgjatja e vazhdimi i kontratës ka qenë e ministrit Lutfi Zharku, ku kompania ka përgatitur dhe dorëzuar opinionin lidhur me këtë çështje”, tha ai.
“Rasti i dytë ka qenë në kohën e ministrit Pal Lekaj për zgjatjen e afatit në fund të vitit 2017”.
Prokurori ka kërkuar që Qupeva të mos kthehët në përgjigjjet e dhëna, por të tregojë se në pozitën që ka pasur, çfarë kontrate ishte me ‘Lampson’ dhe se si duhej të ekzekutohet deri në fund.
Qupeva tha se kontratat e ‘Lampson’ nuk janë tipike për projektet e ndërtimin të rrugëve dhe se në këto kontrata eliminohet rreziku i sasive që mund të rritët gjatë implementimit të projektit.
“Kontrata është fikse, si pjesë e kushteve të kontratës lejohet punë shtesë si 10% të kontratës, implementimi i këtij lloji të kontratës kërkon një diciplinë më të madhe në raport me kontrata të tjera për arsye se implementimi kryhet në planin dinamik dhe rrjedhjes së parasë e cila kontraktorit nuk i jep shumë hapëirë që të ketë vonesa”, tha Qupeva. “Por në të njëjtën kohë punëdhënësi është i obliguar që ta përcjellë implementimin e planit dinamik me një rrjedhje të parasë e cila është pjesë e ketij plani”.
Prokurori më tej theksoi se kjo kontratë ndahet në dy pjesë, 5% punë shtesë, 5 % tantieme( huazim i materialeve ) etj. Ndërkohë, ai tha se është bërë ekzekutimi i pagesës prej 53 milionë euro, ndërsa kërkoi të dijë nëse Qupeva në cilësinë e zyrtarit të Njësisë për Implementimin e Projektit (NJIP), ka qenë i njoftuar apo i është kërkuar mendim nëse mund të realizohet kjo pagesë dhe në çfarë forme si dhe nëse është ndarë për punë shtesë apo tantieme?
Qupeva tha se si pjesë e kontratës është klauzola si "variation order", punë shtesë sipas klauzoles 13.1 ku janë të perfshira huazimet e materialeve.
“Tek pjesa për 53 milionë, pagesat, faturimi për vlerën e 53 milioneve është bërë pas marrjes së vëndimit nga qeveria”, tha ai, duke shtuar se nuk janë konsultuar si njësi, para marrjes së vendimit dhe nuk kanë marrë pjesë në vlersimin e propozimit nga ana e “Bechtel-Enkes” lidhur me kohëzgjatjen e afatit të kontratës.
“Pas marries së vëndimit për 53 milionë në bashkëpunim më ‘Hill International’ është përgatitur plani i pagesave ‘Hill international’ dhe ‘Bechtel-Enka’ dhe pagesat janë certifikuar nga ana e kompanisë mbikqyrëse ku edhe ka vazhduar pagesa konform këtij plani”.
Prokurori kërkoi sqarime nëse Qupeva ishte në dijeni për vendimin e ‘Hill International’, për zgjatjën e afatit dhe pagesen.
“Hill international’ ka thënë se nuk ka qenë në pajtim me vlerën për 53 milionë”, tha ai.
“Vendimin e ‘Hill International’ nuk e kam parë me sy”.
Te pjesa e pagesave, ai tha se 53 milionshi nuk është pagesa për punë shtesë, por është kosto që rrjedhë si rezultat i mospërmbushjës kontraktuale nga ana e qeverisë.
Prokurori në këtë rast pyeti nëse ka pasur te drejtë qeveria të veprojë në këtë mënyrë, derisa me kontratë ka qenë rreth 600 milionë, nderësa 53 milionë euro janë paguar për diçka krejt tjetër, e jo punë shtesë dhe jo tantiemë.
“Sipas alokimeve nuk ka pasur mundësi të përfundojë projekti, të përfundojë brenda 42 muajve siç ka qenë e paraparë me kontratën bazë”, tha Qupeva.
Ai shtoi se komiteti në kohën e ministrit Lutfi Zharku, në vitin 2015, ka qenë ai që ka kërkuar shtyerje e afatit të kontratës deri në fund të vitit 2018.
“Si rrjedhojë ka ardhur propozimi për kosto afër 14.7 milionë euro. Në vitin 2015 propozimi i parë ka qenë më kosto zero, duke pasur parasysh që nuk është miratuar nga ana e komitetit të atëhershëm”.
Prokurori kërkoi të dijë nëse kontrata bazë ka paraparë penalitetin për vonesa të afateve deri në implementim.
Qupeva tha se në kuadër të kontratës janë të parapara edhe dënimet në rast të mospërmbushjës së saj.
“Vlera e dënimit në baza ditore ishte 40 mijë euro, kurse vlera maksimale sipas kontratës nuk mund ta kalojë vlerën e kontratës”, tha ai.
Prokurori pyeti nëse në rastin konkret janë zbatuar dënimet, kurse Qupeva tha se në këtë kontratë është aplikuar forma e zgjidhjes me marrëveshje.
“Mendoj që përfitues kanë qenë të dy palët sepse projekti ka përfunduar. Pra ky është mendimi im si inxhinier”.
Prokurori deklaroi se në mënyrë të qartë, kontrata i ka paraparë ndëshkimet në vonesa të implementimit edhe pse shuma e përgjithshme nuk ka mundur të kalojë 10%, edhe pse ai tha se askund kontratë për këtë çështje, vendoset të shkohet.
Musa Damati, avokat i të akuzuarit Pal Lekajt, i ka drejtuar pyetje dëshmitarit Qupeva, nëse ka pasur edhe në të kalurën probleme më alokimin e mjeteve buxhetore lidhur me projektin konkret.
Qupeva tha se gjatë implementimit të këtij projekti, në vazhdimësi ka pasur probleme buxhetore, kurse deri në përfundim të këtij projekti ka pasur problem me alokime të mjetefe financiare.
Avokati Damati kërkojë të dijë nëse lidhur me opinionin e ‘Hill International’, ky opinion është dorëzuar në rrugë zyrtare dhe nëse ekziston në Ministrinë e Infrastrukturës dhe në NJIP.
Qupeva tha se opinioni nuk është pranuar nga NJIP. “Sa i përket evidencës, në arkiv nuk e kemi gjetur kur është kërkuar nga policia, nënkuptohet që nuk është dërguar në arkiv”, tha ai.
Avokati kërkoi sqarimë nëse dokumenter të cilat shkojnë në rrugë jozyrtare, a shqyrtohen në ministri, por Qupeva tha se nuk është aty për të vlerësuar çështje administrative për pranim dorëzim të dokumenteve.
“Gjatë tërë kohës si NJIP, a keni rekomandim me shkrim që të alokohen mjete shtesë lidhur me projektin?”, pyeti avokati dëshmitarin Qupeva, kurse ky i fundit tha se NJIP çdo herë në formë zyrtare ka bërë kërkesë për alokimin e mjeteve buxhetore.
Avokati Damati: A mendoni se ka pasur përgjëgjësi ligjore edhe nga Ministria e Financave?
Qupeva: Nuk jam kompetent.
Avokati Damati: Si i punësuar në MI a keni pasur ndonjëherë ndonjë presion nga ministri Lekaj?
Por në këtë rast ka pasur reagime nga prokurori i rastit, për mënyrën se si është shtruar pyetja.
E në këtë seancë, pyetje në drejtim të dëshmitarit Qupeva ka parashtruar edhe i akuzuari Pal Lekaj.
Pal Lekaj: Pas marrjes së pozitës time të ministri në shtator 2017, a mund të ma konfirmoni se kontrata ka pasur afat 4 muaj, dhe ju më keni sygjeruar që të vazhdoj afatin e kontratës për shkak të problemeve që kanë ndodhur në 2015, 2016, 2017?
Qupeva: Vazhdimi i kontratës është bërë më pak se 4 muaj pas afatit të rregullt të kontratës. Vazhdimi i kontratës është bërë në bazë të vendimit paraprak, është marrë edhe mendimi i KRPPS-së lidhur me çështjen e prokurimit dhë me pas është bërë edhe pas dhënies së opionit nga Zyra Ligjore e ministrisë. Në bazë të këtyre dokumenteve si udhëqës i NJIP, jam pajtuar që të bëhët zgjatja e afatit.
Pal Lekaj: Përveç që u përmend 14.7 milionë që është kërkuar kostoja në kohën e ministrit Zharku, sikur të ishin paguar ato mjete, a do të kishim ardhur deri te shuma, ku fillimisht ‘Bectel –Enka’ ka kërkuar 63 milionë, a kishim ardhur në situatë që t’i paguajmë 63 milion?
Qupeva: Sikur të ishte nenshkruar aneksi i komtratës bazë në kohën e komitetit të drejtuar nga ministri Zharku, nuk kishim ardhur deri te kjo kosto.
Afrim Salihu, avokat i Eset Berishës, ish-këshilltar i ministrit Lekaj, parashtroi gjithashtu pyetje për dëshmitarin Qupeva.
Avokat Afrim Saliu: A keni njohuri që në 15 maj 2015 në të cilën ‘Hill International’ ka kërkuar nga ‘Bechtel –Enka’ qe t’i bashkangjitën dy dokumente shtesë të cilat nuk ishin të parapara në kontratë, dërguar Fehmi Mujotës, në të cilën i ka paraqitur buxhetit të kërkuar për vitin 2014, 70 milionë euro, për 2015, 220 milionë, 2016, 205 milionë... për 2017, 104 milionë?
Qupeva: Nuk më kujtohet çdo datë, por shkresat lidhur me buxhet, kemi njohuri që perveç ‘Bechtel- Enka’, ‘ Hill International’ dhe NJIP, kanë kerkuar në vazhdimësi që të rriten alokimet buxhetore.
Avokat Afrim Saliu: A keni pasur mundësi ta analizoni kontratën e ‘Bechtel-Enkas’ dhe qeverisë?
Qupeva: Nuk kam qenë kompetent.
Avokat Afrim Saliu: A keni njohuri për punët që ka kryer ‘Bechetel- Enka’ a ka pasur ngecje në pagesa sipas Stagual Payment, nga ministritë dhe qeveritë e kaluara para se të vinte Pal Lekaj?
Qupeva: Përveç që në vitin 2014, viteve të tjera kemi pasur probleme me alokime, por vonesa në pagesa nuk ka pasur. Shembull, në autostradën e kombit për 18 muaj kanë përfunduar 18 km prej Vërmice deri në Sllapuzhan.