Gazetarja e RTK-së, Aleksandra Jovanoviq, fiton çmimin nga KTP  
Foto: KTP
Kosovë

Gazetarja e RTK-së, Aleksandra Jovanoviq, fiton çmimin nga KTP  

RTKlive

Gazetarja  Aleksandra Jovanoviq nga RTK, ka fituar  çmimin e “Kosovo Trustbuilding Platform” (Platformës për Mirëbesim në Kosovë) për vitin 2023.

Ajo mori këtë çmim në kategorinë e mediave. Në arsyetimin për ndarjen e këtij çmimi thuhet se gazetarja Jovanoviq i është përkushtuar ndërtimit të besimit mes komuniteteve në Kosovë.

Me rastin e pranimit të çmimit, Jovanoviq  shprehu mirënjohjen e saj.

 “Ky çmim është shumë i rëndësishëm për mua personalisht sepse vlerëson një anë tjetër, atë që tregon drejtpërdrejt ndikimin e emisioneve të realizuara, raporteve të bëra, teksteve të shkruara”, tha ajo në ceremoninë e ndarjes së cmimit

“Kjo do të thotë se unë kontribuoj gjithashtu në njohjen më të mirë të njëri-tjetrit, dhe kur të njihemi, do ta kuptojmë njëri-tjetrin më mirë ".

Në maj 2018, me mbështetjen e UNKT, UNMIK mblodhi 120 pjesëmarrës që përfaqësonin një sektor të gjerë të shoqërisë kosovare, përfshirë aktorët bazë, mediat, udhëheqësit e të rinjve dhe udhëheqja komunale nga komunitetet shumicë dhe jo-shumicë, për të shkëmbyer perspektiva në ndërtimin e besimit.  

Kurse 'Bonevet Mitrovica' ka marrë çmimin KTP për vitin 2023 në kategorinë e Inovacionit Dixhital.

Në arsyetim theksohet se përmes përdorimit inovativ të teknologjisë, 'Bonevet' ka promovuar dialogun dhe pajtimin ndëretnik.


MË SHUME NGA Kosovë