Ngjarjet e datës 3 Prill 2023
RTKlive
Nis greva e punonjësve të KEK-ut, të thirrura nga Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SR-KEK) me kërkesë për ngritjen e pagave.. (Në vendet e punës dhe në hyrje -daljet e termocentraleve, ora 7:00-8:00).
Mbahet ceremoninë e inaugurimit të “Shkollës Kombëtare të Doktoratës në Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit”. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 09:00)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Salla C 301, ora 11:00).
Komiteti Olimpik i Kosovës mban konferencë për media, me rastin e prezantimit të skitares Sophie Sorschag, e cila do të pranojë dekretin për dhënie të shtetësisë së Kosovës. (Zyret e KOK-ut, Shtëpia e Sportit, kati i tretë, ora 11:00).
Me rastin e 50-vjetorit të themelimit të organizatës çlirimtare Grupi Revolucionar i Kosovës- OMLK, në familjen Hajrizi në Prishtinë vendoset Pllaka Përkujtimore.( Taslixhe, rruga “Igballe Prishtina”, nr. 11, ora 12:00).
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni për Administratë Publike takohen me Irene Khan, raportuese speciale e OKB-së për lirinë e mendimit dhe shprehjes në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, N506, ora 12:00).
Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për medie. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora13:00).























