Për tre muaj janë regjistruar mbi 4 mijë aksidente trafiku
BKT
Kosovë

Për tre muaj janë regjistruar mbi 4 mijë aksidente trafiku

RTKlive

Brenda tre muajve në vend janë regjistruar mbi 4 mijë aksidente, 18 prej tyre me fatalitet, ku kanë humbur jetën 23 persona.

Këto të dhëna i ka publikuar Policia e Kosovës në një konferencë për media. Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në polici, prezantoi raportin dhe statistikat analitike mbi gjendjen në trafikun rrugor. Për periudhën tre mujore të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vërehen rënie të aksidenteve në përgjithësi. Gjithashtu u prezantuan edhe statistika krahasuese lidhur me sigurinë rrugore në nivel rajonal për periudhën 2019-2022, ku sipas raportit evropian Kosova ka rënie për -5% të aksidenteve rrugore.

Në këtë konferencë nga shefi i Zyrës për Informim, Baki Kelani u dhanë informacione lidhur me shpalljen e rezultateve të dy proceseve të konkurseve të fundit për zyrtarë policorë, ku në gjeneratën e radhës (e 58-ta) pritet të vijojnë trajnimin në Akademinë Policore për Siguri Publike rreth 450 kadetë.

Ai ka bërë të ditur se nënshkrimi i kontratave nga kandidatët do të bëhet nesër dhe pasnesër. Po ashtu u bë e ditur se bazuar në vlerësimet dhe nevojat policore, së shpejti pritet të hapen edhe konkurse të reja për zyrtarë policorë.


MË SHUME NGA Kosovë