Punime nga Termokos-i: Trafiku Urban me ndryshime të përkohshme
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Punime nga Termokos-i: Trafiku Urban me ndryshime të përkohshme

RTKlive

Ndërmarrja komunale “Trafiku Urban” në Prishtinë, njofton se si shkak i disa punimeve që do kryhen nga ngrohtorja Termokos në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet, gjatë ditës së shtunë dhe të diel do ketë ndryshim të qarkullimit për linjat 1 dhe 3C.

“Bazuar në pëlqimin nga Drejtoria për Shërbime Publike pran Komunës së Prishtinës për bllokim të rrugës “Agim Ramadani” me datën 08.04.23 dhe 09.04.23 (dite e shtune dhe e diel) për shkak të punimeve të cilat do të kryhen nga Ndërmarrja Publike "Termokos", do të ndryshon edhe rrjedhja e qarkullimi të trafikut”- thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, autobusët e linjës nr. 1, në shkuarje dhe ardhje do të qarkullojnë në rrugën “Eqrem Çabej”.

Ndërsa autobusët e linjës nr. 3c, në shkuarje dhe ardhje do të qarkullojnë në rrugën ““Eqrem Çabej” për të vazhduar në Bulevardin “Xhorxh Bush”, rrugën “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj”.

 


MË SHUME NGA Kosovë