Në kryeqytet po shënohet dita e komunitetit rom
BKT
Foto: Arlinda Sejda | RTK
Kosovë

Në kryeqytet po shënohet dita e komunitetit rom

Arlinda Sejda | RTK

Në Prishtinë po shënohet Dita Botërore e komunitetit rom. Me rastin e kësaj dite komunitetin rom që jeton në Kosovë e ka uruar kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Ndërkohë, lëvizja "Opre Roma", përmes fletushkave që po shpërndanë në sheshet e kryeqytetit, synon sensibilizimin e qyetarëve për vlerat kulturore dhe njëkohsisht sfidat me të cilat përballet ky komunitet.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë edhe nxënës të shkollave të Prishtinës, në përkrahje të diversitetit kulturor.


MË SHUME NGA Kosovë