Abdixhiku: Beteja e Kosharës, themeli i lirisë sonë
BKT
Kosovë

Abdixhiku: Beteja e Kosharës, themeli i lirisë sonë

RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot në përvjetorin e Betejës së Kosharës, ka përkujtuar heronjtë që dhanë jetën për liri.

Abdixhiku, tha se thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar është triumfi ushtarak i UÇK-së.

“Mes heronjve të rënë që kanë gjetur pavdekësinë, me të gjallët dhe kujtimet e tyre për mëngjesin që mbanë datën 9 prill, shënuam 24 vjetorin e Betejës së Koshares dhe triumfit ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në thyerjen e kufirit shqiptar”, ka thënë Abdixhiku.

Kosharja, shtoi ai, sot na qëndron si tempull rikujtimi për gjithë sakrificën e djemve e vajzave të vendit për të sotmen tonë dhe të ardhmen e brezave që vijnë.

“Na qëndron si shenjë rikujtimi se çdo ditë e jona sot, është detyrim shërbimi ndaj atdheut tonë të shenjtë - Kosovës. Sot, nderojmë Agim Ramadanin, Sali Çekajn, Xhemajl Fetahajn, Abaz Thaçin, dhe secilin hero të rënë në altarin e lirisë. Kosharja, vendi i fundit i tyre, është themel i lirisë sonë”, ka shtuar Abdixhiku.

Ai tutje ka thënë se sot nderohet po ashtu, gjithë të rënët e huaj në rrugëtimin tonë drejt lirisë; “...nderojmë francezin Paillard Arnaud Pierre, algjerianin Murad Muhammad Ali e italianin Francesco Giuseppe Bider. Nderojmë të shkuarën tonë të lavdishme e të dhimbshme. Lavdi!”, ka nënvizuar kreu i LDK-së.


MË SHUME NGA Kosovë