Tejkalon shpejtësinë, gjobitet me 300 € dhe 6 muaj i merret patentë-shoferi
M.Sh/RTKlive
Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, të martën mbera rreth orës 18:30 në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj ka ndaluar shoferin i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 101 km/h.
“Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit A.S i moshës 27 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, njofton Policia e Ferizajt.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. “Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në raport.
Policia apelon te qytetarët se për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë në stacionin më të afërt apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë‘’.























