Në përvjetorin e rënies përkujtohen 6 dëshmorë dhe 13 martirë në Kaçanik
BKT
Kosovë

Në përvjetorin e rënies përkujtohen 6 dëshmorë dhe 13 martirë në Kaçanik

RTKlive

Në Sllatinë tç Kaçanikut janë përkujtuar 6 dëshmorët Ramadan Xhokli, Isen Elezi, Shaban Elezi, Naim Beka, Agim Matoshi dhe Avi Shehu dhe 13 martirët Rrahman, Brahim, e Habib Lami, Jakup, Mahmut e Ilir Caka, Sabri, Kemajl e Izahir Salihu, Vesel e Nazmi Elezi, Qemajl Deda e Shiqeri Halili, në 24 vjetorin e rënies.

Në manifestimin e organizuar për nder të veprës së të rënëve, Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi tha se jemi bërë bashkë për të nderuar dëshmorët dhe martirët të cilët në këto ditë të veçanta na bëjnë të ndihemi krenar duke kujtuar veprën e tyre sublime.

Kryetari Ilazi tha se historia jonë është e lavdishme dhe se ajo nuk mund te rishkruhet asnjëherë duke përmendur gjykimin e ish krerëve të UÇK-së në Hagë, duke u shprehur i bindur se ato do të dalin faqe bardhë edhe nga kjo sfidë.

Evokime nga kjo ngjarje solli veterani i UÇK- së Xhabir Elezi, kurse në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik foli Komandant Xhabir Zharku.

Ndërkohë në emër të familjeve të dëshmorëve foli Kosovar Xhokli.

Është shfaqur edhe një program kulturor e artistik nga nxënësit e SHFMU “ALI Asllani” dhe artistë të tjerë, ndërsa më pas janë bërë homazhe dhe janë vendosur lule të freskëta tek pllaka përkujtimore si dhe te varrezat e dëshmorëve.


MË SHUME NGA Kosovë