11:22 / 14.04.2023
Dalin para gjyqit tre të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla
RTK
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të dyshuarve lidhur me sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.
Të dyshuarit janë sjellë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, nën përcjelljen e policisë. Të arrestuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe urrejtjes.
Tre të arrestuarve për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla, pritet t`u caktohet masa e paraburgimit
Tri ditë më parë gazetari Valon Syla u sulmua fizikisht dhe mori lëndime trupore për çka edhe u trajtua në aspektin mjekësor.























