Konjufca: Zgjedhjet janë shtyrë njëherë, ka përfunduar si tregim
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Konjufca: Zgjedhjet janë shtyrë njëherë, ka përfunduar si tregim

A.B/ RTKlive

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se Kosova nuk mund të kushtëzohet nga Vuçiqi dhe Serbia për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Kryeparlamentari Konjufca tha se Kosova vazhdon rrugën e saj. Sipas tij, Kosova nuk ka nevojë fare të formojë Asociacionin, pa u zhvilluar zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës.

“Unë mendoj se ka qenë shumë pozitiv qëndrimi i shteteve të QUINT-it dhe i bashkësisë ndërkombëtare që, pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet, të cilat paralajmëruar të mbahen më 23 prill, nuk ka formim të Asociacionit”, ka thënë ai.

Konjufca ka thënë se kanë marrë garanci nga ndërkombëtarët se zgjedhjet nuk do të shtyhen më shumë se njëherë dhe se kjo çështje ka përfunduar.

Për Marrëveshjen e fundit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se Serbia mendon vetëm për Asociacionin.

Sipas tij, Kosova nuk ka borxhe. “Vazhdojmë rrugën tonë, mbajtjen e zgjedhjeve. Serbia destruktive,  ne vazhdojmë rrugën tonë”, tha ai.


MË SHUME NGA Kosovë