Dhjetë familje skamnore në Malishevë, bëhen me shtëpi
BKT
Foto/ Ekrem Kastrati / Facebook
Kosovë

Dhjetë familje skamnore në Malishevë, bëhen me shtëpi

V. Thaçi / RTKlive

Dhjetë familje të komunës së Malishevës, do të bëhen me kulm mbi kokë.

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, njoftoi se ka nënshkruar marrëveshje me organizatën bamirëse “Qatar Charity”, për ndërtimin dhe mobilimin e dhjetë shtëpive.

Kastrati deklaroi se është shumë i lumtur, që pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit, ka nënshkruar një Memorandum të Bashkëpunimit me organizatën “Qatar Charity”, e përfaqësuar nga drejtori i saj, Esam Dabab.

Ai tha se familjet përfituese jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike.

“U jemi tejet mirënjohës drejtuesve të kësaj organizate për bashkëpunimin e deritanishëm në projekte të rëndësishme”, tha kryetari i Malishevës.

“I uroj përzemërsisht dhjetë përfituesit që së shpejti do të bëhen me shtëpi të re banimi”.

Në mesin e  këtyre familjeve përfituese, është edhe një e cila kohë më parë ishte objekt trajtimi në edicionet e lajmeve në RTK.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Mund të jetë një imazh i 5 persona


MË SHUME NGA Kosovë