22:00 / 14.04.2023
Aksident trafiku në kryeqytet, tre persona të lënduar
B. H. / RTKlive
Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë në rrugën “Bill Clinton”, ku dy automjete janë përplasur, teksa njëra prej tyre është zhvendosur në trotuar. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe se njësiti i trafikut po merret me këtë ngjarje.
Detajet rreth shkakut të aksidentit ende nuk janë bërë të qarta, por policia po heton rrethanat.























