Haradinaj: Të rënët janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria 
BKT
Foto: Ramush Haradinaj/Facebook
Kosovë

Haradinaj: Të rënët janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria 

RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar sot të rënët për liri në 24-vjetorin e Betejës e Zhegocit dhe martirët e rënë në Sllovi të Lipjanit. 

Haradinaj ka kujtuar edhe ngjarjet e kësaj dite në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë. 

"Armiku, për të shfryer egërsinë dhe mllefin e humbjeve në frontet e luftës, pikërisht gjatë Betejës së Zhegocit, do të sulmonte popullatën e paarmatosur në Sllovi të Lipjanit”, deklaroi ai.

“Njëjtë do të pësonin edhe motrat e vëllezërit tonë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë", ka shkruar ndër të tjera Haradinaj. 


MË SHUME NGA Kosovë