Nga e hëna deri të premten, mot vjeshte në pranverë
J.Musliu/RTKlive
Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar me parashikimin e motit për pesë ditët e javës që vjen.
Sipas IHMK-së, nga 17 deri me 21 prill, moti do t’i ngjasojë stinës së vjeshtës.
E hënë- IHMK njofton se do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat mbeten tipike vjeshtore në të dy vlerat ekstreme”, shkruan në njoftim. “Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë pothuaj në gjithë territorin”. E temperaturat do të jenë nga 3 gradë cecius më e ulta në Dragash e deri deri në 14 gradë celcius më e larta në Prizren.
E martë- Pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Gjatë ditës do të ketë kushte për shkarkime rrufeshë”, deklaron IHMK. “Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha”. Instituti deklaron se reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë , më shumë në rrafshin e Dukagjinit. Temperaturat do të jenë nga 3 gradë celcius në Dragash e deri në 15 gradë celcius më e larta në Prizren.

E merkurë- Parashikohet të nbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. “Vranesirat në disa vende parashihen të shoqerohen me riga shiu të intensitetit të dobët”, shkruan në njoftimin e IHMK. Temperaturat pritet të jenë nga 3 gradë celcius më e ulta në Dragash e deri te 15 gradë celcius më e larta në Gjakovë e Prizren.
E enjte- Pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje. “Në shumë zona parashihet të ketë edhe intervale me diell”, thuhet në njoftimin e IHMK. Megjithatë, grafiku në fushat termikie mbetet i pandryshuar dhe konstant. Temperaturat do të lëvizin nga 3 gradë celcius më e ulta në Dragash e deri te 15 gradë celcius më e larta në Malishevë, Prizren e Gjakovë.
E premte- Në ditën e pestë të javës që vjen, do të mbajë mot pothuaj i ngjashëm sa i perket kushteve meteorologjike. Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. “Parashihet që vende-vende të ketë riga shiu:, njoftonn IHMK, kurse gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe mesatarisht e fortë. Temperaturat do të jenë nga 3 gradë celcius më e ulta në Dragash e deri në 16 gradë celcius në Prizren e Gjakovë.























