15:07 / 16.04.2023
Krasniqi uron besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve
RTKlive
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.
“Të gjithë besimtarëve ortodoksë ua uroj festën e Pashkëve”, shkroi Krasniqi në një postim në rrjetin social “Facebook”.
Ai më tej theksoi se Kosova si vend demokratik dhe multietnik në këtë ditë i gëzohet harmonisë dhe bashkëjetesës mes qytetarëve.
“Kosova si vend demokratik dhe multietnik, edhe në këtë ditë të rëndësishme i gëzohet harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet të gjithë qytetarëve tanë”.
“Uroj paqe, begati dhe lumturi për secilin. Për shumë mot Pashkët!”, ka shkruar Krasniqi.























