10:39 / 17.04.2023
Haradinaj përkujton masakrat e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër
B. H. / RTKlive
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrat në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër, derisa ka vënë në pah se askush nuk është ndëshkuar për këto krime..
Haradinaj në një postim në Facebook ka shkruar se pas masakrave të njëpasnjëshme anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë. Në të njëjtën ditë, u vranë edhe 24 shqiptarë civilë në fshatin Çikatovë e Vjetër.
Ai ka thënë se edhe pas më shumë se dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre krimeve nuk u ndëshkuan nga drejtësia!























