Kurti: Ramazani është muaj i sakrificës
BKT
Kosovë

Kurti: Ramazani është muaj i sakrificës

RTKlive

Kryeministri i Republikës se Kosovës, Albin Kurti, në mbrëmjen e sotme, me ftesë të hoxhës Labinot Maliqi, ishte i ftuar në iftarin e shtruar në xhaminë “Prof. Dr. Bedri A. Kamberi” në Prishtinë.

Kryeministri Kurti tha se ishte kënaqësi dhe nder të qenit sonte në iftar, në këtë Muaj të Ramazanit që siç tha ai, është muaj i sakrificës i cili na mëson që të përkushtohemi tek ana shpirtërore e njeriut.

Derisa ka uruar për pranim të lutjeve gjatë këtij muaji për agjëruesit, kryeministri tha se Qeveria e Republikës se Kosovës, dhe ai si Kryeministër, gjithmonë i mbështesin qytetarët kur bëhen bashkë, kur për të mirë ata punojnë bashkë, organizohen dhe tregohen solidarë.

Në këtë iftar të pranishëm ishin edhe ambasadorë e zëvendësambasadorë të shteteve të QUINT-it, Bashkimit Evropian, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, si dhe përfaqësues të KFOR-it, krahas qytetarëve dhe besimtarëve që frekuentojnë këtë xhami.

 


MË SHUME NGA Kosovë