(E plotësuar) PSD ka ngritur padi ndaj Agjencionit për Informim e Privatës
RTKlive
Partia Socialdemokrate e Kosovës sot ka paditur Agjencionin për Informim e Privatësi.
PSD sot ka paditur këtë Agjencion, duke kërkuar anulimin e vendimit, qartësisht të pabazë dhe tendencioz.
Sipas PSD-së, vendimi për dënimin e kësaj partie me 20,000€ ka vetëm një qëllim: pengimin e aktivitetit të saj politik.
“Baza ligjore mbi të cilën është shkruar kjo gjobë lëngon nga zbatimi i drejtë i dispozitave ligjore, përkatësisht i dispozitave përkatëse të Ligjit nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në reagimin e PSD-së.
(E plotësuar) PSD, padi ndaj Agjencionit për Informim e Privatësi
Partia Socialdemokrate (PSD), do të dorëzojë padi ndaj Agjencionit për Informim dhe Privatësi në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur Zyra për Informim e kësaj partie, sipas të cilës kjo padi do të dorëzohet sot, më 18.04.2023, në ora 11:00.























