11:21 / 18.04.2023
Osmani: Serbia vazhdon të mbetet kërcënimi më serioz i Kosovës
RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani tha se Serbia vazhdon të mbetet kërcënimi më serioz i Kosovës
Osmani deklaroi se derisa Serbia ka këtë qasje ndaj Kosovës, prania e NATO-s është faktor kyç. Këto komente, e para e vendit i bëri në tryezën '15 vjet të mbikëqyrjes së sektorit publik të sigurisë', të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.























