Përkujtohen dëshmoret e Prishtinës në 24-vjetorin e rënies
BKT
Kosovë

Përkujtohen dëshmoret e Prishtinës në 24-vjetorin e rënies

Fatos Cervadiku|RTK

Me dhembje, mall e krenari janë përkujtuar të rënët e dëshmorëve dhe martirëve në komunën e Prishtinës. Familjarë e drejtues institucionesh u mblodhën nëpër komplekset memoriale për t`u bërë nderime të rënëve.

Në nderim të 115 civilëve pafajshëm të vrarë nga forcat serbe në Makoc, u pa edhe kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti ndau dhimbjen edhe në nderim të këtyre të rënëve.

“Shprehim zotimin tonë edhe për kujtime e përkujtime institucionale, por gjithashtu edhe për angazhimin për drejtësi për viktimat e për ndëshkim për kriminelët”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kurti tha se Prokuroria e Shtetit së shpejti do të duhej të japë një raport se çfarë ka bërë gjatë këtyre 4 viteve prej se është krijuar mundësia për gjykim e dënim në mungesë.

 


MË SHUME NGA Kosovë