Gjobë ndaj shoferit, në zonën urbane voziti 115 km/h
M.Sh/RTKlive
Policia e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 17:05 në fshatin Talinovc i Muhaxherëve ka ndaluar një shofer 22 vjeçar, i cili tejkaloi shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 115 km/h.
Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, njofton policia e Ferizajt.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, policia kërkon nga qytetarët që të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë”.























