RTK mbulon `DEFENDER 2023`
RTKlive
Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nënshkruan memorandum mirëkuptimi
Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së Shkumbin Ahmetxhekaj ka nënshkruar memorandum mitëkuptimi me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj që në fokus ka mbulimin medial të aktivitetit më të rëndësishëm ushtarak që do të zhvillohet së shpejti.
RTK, në kuadër të përmbushjes së misionit të saj, do të garantoj pasqyrimin e vazhdueshëm të trajnimeve dhe misioneve të rëndësishme të FSK-së, trajnim të kuadrove të reja të ushtarakëve në fushën mediatike, si dhe mbulimin mediatik të ushtrimit ndërkombëtar "Defender '23".
Ky ushtrim paraqet angazhimin e rëndësishëm të FSK-së dhe të Kosovës si shtet në aspektin ushtarak.
RTK do të transmetojë live dhe do të përgatis raporte speciale nga ky aktivitet i rëndësishëm.























