13:07 / 24.04.2023
Kurti: Marrëveshja e Ohrit do të zbatohet pa vonesa
RTKlive
Kryeministri Albin Kurti, tha se marrëveshja e Ohrit do të zbatohet pa vonesa.
Madje ai tha se është i gatshëm për takimin e 2 majit dhe se pret rezultatet konkrete, raporton RTK.
Kur u pyet nga gazetarët nëse është penduar që është kryeministër dhe jo kryeprokuror, kjo referuar deklaratave për mospunë në sistemin e drejtësisë, Kurti u përgjigj se nuk është penduar dhe madje për këtë është i bindur se e ka përkrahjen e kolegëve e të qytetarëve.























