Në Lipjan përkujtohet dëshmori Shaqir Hoxha
BKT
Kosovë

Në Lipjan përkujtohet dëshmori Shaqir Hoxha

M.Miftari/RTKlive

Sot, më 24 prill, në komunën e Lypjanit u përkujtua “Dita e Dëshmorëve”, më konkretisht dita e rënies së dëshmorit Shaqir Hoxha.

Në fshatin Shalë u përkujtua, gjithashtu edhe dita e shkollës, që mban emrin e dëshmorit Shaqir Hoxha, me ç’rast u shfaq një program i pasur kulturor.

Për veprimtarinë atdhetare të dëshmorit Shaqir Hoxha folën bashkëluftëtarë të shumtë, si dhe nënkryetari i Lypjanit, Diamant Bytyqi, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, përfaqësues institucionesh komunale, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, tha se falë gjakut të dëshmorit  Shaqir Hoxha dhe dëshmorëve të tjerë Kosova sot gëzon lirinë.

Pas programit kulturor, të pranishmit vizituan lapidarin e ngritur nga bashkëluftëtari  i tij, Vesel Hoti, në vendin e rënies, në Nekoc, ku bashkëluftëtarë e bashkëfshatarë evokuan kohën e luftës, si dhe aktivitetin e dëshmorit Shaqir Hoxha.

Aktiviteti në përkujtimin e dëshmorit Shaqir Hoxha vazhdoi në vizitën e varrit ku prehet trupi i tij, në varrezat e dëshmorëve, në Kleçkë.


MË SHUME NGA Kosovë