“Termokos” e përmbyll sezonin
BKT
Foto: Valjeta Shala
Kosovë

“Termokos” e përmbyll sezonin

Valjeta Shala/RTK

Me një ceremoni solemne, ngrohtorja “Termokos” e ka përfunduar sezonin e ngrohjes për këtë periudhë. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, vizitoi ndërmarrjen “Termokosi”, me rastin e përmbylljes së sezonit ngrohës 2022/2023.

“Po e përfundojmë këtë vit më vonë dhe më të gjatë në historinë e ndërmarrjes dhe përgjatë kësaj  kohe nuk ka pasur probleme. Po e përballim sezonin mjafte suksesshëm. Në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës QKUK do të vazhdojmë me furnizim pasi pacientet kanë nevojë për ngrohje” tha Rama.

Kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani paralajmëroi se shumë shpejt pritet që të startojnë edhe ma faturim të përllogaritur sipas asaj matësve të ngrohjes se sa shpenzojnë qytetarët, e jo siç ka qenë me metër katror.

"Gjate kësaj kohe nuk kemi pasur asnjë ditë ndërprerje me furnizim me ngrohje. Se shpejti  do te bëhemi gati  për vitin e ardhshëm i cili do të jete edhe me i suksesshëm. Po ashtu gjatë kësaj kohe kemi bërë edhe vendosje të  matësve të ngrohjes ku pritet që të startojmë edhe ma faturim të përllogaritur sipas asaj se sa shpenzojnë qytetarët e jo siç ka qenë me metër katror", tha Osmani.

“Termokos” më herët kishte marrë vendim, që furnizimi me ngrohje për rreth 20 mijë konsumatorë të vazhdojë edhe pas 15 prillit.


MË SHUME NGA Kosovë